Policia e Kosovës sot në mëngjes ka kryer një bastisje në Podujevë pas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, nën dyshimet për falsifikim të parave, shkruan Gazeta Sinjali.
Në objektin që është kontrolluar, policët kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të substancës narkotike, e cila dyshohet se është e llojit marihuanë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i tha Sinjalit se ndaj të dyshuarit është iniciuar një hetim lidhur me rastin.
Sa i përket dyshimeve për falsifikim të parave, rasti është proceduar konform urdhëresës së Gjykatës.
Borovci ka njoftuar se ky aksion është kryer nga Njësia e Hetimeve të Përgjithshme të Prizrenit, mirëpo i kanë asistuar edhe njësia e Prishtinës.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë në Prizren, por i njëjti nuk ka dhënë detaje.