Sot Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në shtëpinë e një 61-vjeçari në fshatin Koznik të komunës së Rahovecit.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se deri te identifikimi i 61-vjeçarit ka ardhur pas një hetimi preliminar nga njësiti i hetimeve.
Siç mëson Sinjali, i dyshuari e ka pranuar që ka në posedim një armë automatike dhe atij gjatë kontrollit i janë gjetur një pushkë automatike dhe mbi dhjetë fishekë të kalibrit të ndryshëm.
Në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori i shtetit.
*Foto ilustrim