Katër persona janë ndaluar nga policia pasi që gjatë kontrollit tek ta ka gjetur dhe konfiskuar armë për të cilat nuk kishin leje, raporton Gazeta Sinjali.
Njëri rast ka ndodhur në rrugën “Ali Zeqiri” në Klinë, ku gjatë kontrollit të banesës së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishekë.
Rasti tjetër për të cilin merr vesh Gazeta Sinjali nga burime brenda policisë së Kosovës ka ndodhur në rrugën “Hamëz Jashari” në Ferizaj, ku një person është shoqëruar në stacionin policor pasi që i njëjti ka dorëzuar një pushkë automatike AK-47 me dy karikator dhe 7 fishekë.
Këto burime kanë bërë të ditur se arma është konfiskuar, përcjellë Gazeta Sinjali.
Ndërsa rasti i fundit ka ndodhur në fshatin Gadime e Epërme të Lipjanit, ku janë arrestuar dy të dyshuar pasi që sipas burimeve të Sinjalit gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me gjashtë fishekë, një pistoletë me 15 fishekë dhe dy thika.
Këto burime gjithashtu kanë thënë se armët e zjarrit ishin me leje valide dhe se në veturë ishin edhe qen gjuetie.
Sinjali mëson se është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarve dhe se gjatë kontrollit është konfiskuar edhe një pistoletë me 20 fishekë dhe 4 fishekë të pushkës së gjuetisë.