image Policia konfiskon raki, mish derri e birra, tentohej të futen ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Siguri

Policia konfiskon raki, mish derri e birra, tentohej të futen ilegalisht nga Serbia në Kosovë

news image

Zyrtarët policor të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje-Kaçanik, gjatë mbrëmjes së djeshme kanë identifikuar një traktor pa targa regjistrimi me një rimorkio të improvizuar dhe një rimorkio të braktisur që dyshohej se kishin mall të kontrabanduar, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të policisë traktori dhe rimorkiot janë dërguar në terminalin Doganor “Dheu i Bardhë”, ku më pas një person me inicialet S.J. 28-vjeçar ka deklaruar se traktori është pronë e tij dhe se mallin e kishte sjellë rrugëve malore nga Serbia në Kosovë.

Në të dyja rastet me mall të kontrabanduar policia ka konfiskuar:

 158 arka x 20 shishe x0.5 litra- birra të llojeve të ndryshme

 3 paketa x 6 shishe x 1 litra – raki

 282.6 kg – mish derri

 1 pako 5.835 kg – mish i konservuar

 12 kafaze me pula =156 copë

 10 pako x 50 copë – korniza për vendosjen e targave të automjeteve

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent me urdhër të të cilit iniciohen rastet “Kontrabandim me Mallra” ndërsa për veprime të mëtejme ligjore, është njoftuar Dogana e Kosovës dhe Njësia e Hetimeve”, thuhet në komunikatë. /GazetaSinjali/