image Policia konfiskon armë pa leje në Gjilan, Gjakovë, Lipjan e Fushë-Kosovë

Siguri

Policia konfiskon armë pa leje në Gjilan, Gjakovë, Lipjan e Fushë-Kosovë

news image

Mbajtja e armëve pa leje është shndërruar në një dukuri mjaft të shpeshtë në Kosovë, ku si pasojë e mbajtjes së këtyre armëve shpeshherë ndodhin edhe incidente, të cilat mund të rezultojnë me fatalitet, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë evidentuar katër raste të ndryshme të armëmbajtjes pa leje, dy prej të cilave kanë rezultuar me arrestimin e të dyshuarve.

Burime të Gazetë Sinjali bëjnë me dije se këto raste kanë ndodhur në komunën e Gjilanit, Gjakovës, Fushë-Kosovës dhe Lipjanit.

Sipas këtyre burimeve, në rrugën ‘Lumbardhi’ në Gjilan rreth orës 10:00 të mëngjesit policia ka konfiskuar dy pistoleta me dy karikatorë, një fotrollë dhe njëzet e një fishekë.

Sinjali ka mësuar se edhe në komunën e Lipjanit është arrestuar një i dyshuar pasi policia i ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz.

Ndërkaq në Fushë-Kosovë gjatë ditës së djeshme policia ka sekuestruar një pistoletë.

Sinjali mëson se gruaja kishte gjetur armën në një çantë në veturën e burrit të saj, përderisa ky i fundit gjendej jashtë shtetit.

Mbrëmë Sinjali raportoi edhe për një rast të armëmbajtjes pa leje që u evidentua në Gjakovë.

Në lagjen ‘Dardania’ në këtë qytet është arrestuar një i dyshuar pasi këtij të fundit i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz, një karikator, një thikë, dy kapela të policisë dhe dymbëdhjetë fishekë./Gazeta Sinjali/