Policia ka konfirmuar se trupi i pajetë që u gjet në Gadime të Lipjanit është i Shqipdon Aliut, i cili u zhduk para disa ditësh.
Policia njofton se trupi i pajetë është gjetur mbrëmë rreth orës 21:34.
“Raportohet se me datën 21.10.2019 rreth orës 21:34 pa shenja jete është gjetur viktima mashkull K/Shqiptar i cili ishte raportuar se kishte dalë nga shtëpia. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Gazeta Sinjali/