image Policia konfirmon helmimin e verifikuesve nga zarfet e ardhura nga Serbia

Kosovë

Shqetësuese/ Policia konfirmon helmimin e verifikuesve nga zarfet e ardhura nga Serbia

news image

Rreth 26 verifikues që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e votave, janë helmuar gjatë procesit të verifikimit të zarfeve të ardhura nga Serbia.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Policia posedon informacionin dhe në aspektin policor jemi duke e trajtuar, ndërsa lidhur me detaje në këtë fazë merret KQZ-ja dhe autoritetet shëndetësore”, ka thënë Hoxha.

Numërimi i votave është ndërprerë rreth orës 11:00, pasi 5 kutitë me fletëvotime rreth 80 kilogramëshe që kanë ardhur nga Serbia, në momentin e hapjes kanë kundërmuar, duke ndikuar në shëndetin e shumë verifikuesve. /Gazeta Sinjali/