image Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar të dyshuarin për disa vjedhje

Siguri

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar të dyshuarin për disa vjedhje

news image

Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se Njësiti i hetimeve që operon në kuadër të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në identifikimin dhe arrestimin e një personi të cilit i është publikuar edhe fotografia, raporton Gazeta Sinjali.

Qytetarët mund të ndihmojnë duke ofruar informata, të cilat do të ndihmonin Njesitin e hetimeve.

Gjithashtu, bëhet e ditur se i dyshuari kërkohet për përfshirje në disa raste të vjedhjeve, që janë raportuar ditëve të fundit në Prishtinë.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, shkruhet ndër tjera në njoftimin e Policisë.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/pfbid0X8c3ZmxizqFrsmeBhQDPgSWRFH6f2YJcBijX8aWNJ7L2n3Wnv9d4Ewcu35FnQEZFl?cft[0]=AZUeBL-sc6NKNlSY0IEj6uZQhap28hcxWyCHceepn8D-dlNli9jghEcuDUfqiG0RTlCqQjiLMsrg_cxQQ72ZxPUiF7hv0Eo-hj9M50vpdRniNE8nNlcacKxLuD5a8IGtKYg&tn=%2CO*F

/GazetaSinjali/