Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se Njësiti i hetimeve që operon në kuadër të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në identifikimin dhe arrestimin e një personi të cilit i është publikuar edhe fotografia, raporton Gazeta Sinjali.
Qytetarët mund të ndihmojnë duke ofruar informata, të cilat do të ndihmonin Njesitin e hetimeve.
Gjithashtu, bëhet e ditur se i dyshuari kërkohet për përfshirje në disa raste të vjedhjeve, që janë raportuar ditëve të fundit në Prishtinë.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, shkruhet ndër tjera në njoftimin e Policisë.