image Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur të dyshuarin për vrasjen e sotme në Prishtinë

Siguri

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur të dyshuarin për vrasjen e sotme në Prishtinë

news image

Prokuroria e Shtetit e ka shpallur në kërkim, Atila Yaldrim, 53-vjeçarin me nënshtetësi turke, i cili dyshohet për vrasjen e Sami Kurtulus, po ashtu me nënshtetësi turke, mesditën e sotme në rrugën “Bekim Fehmiu”, në lagjen “Dardania” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Për gjetjen e tij, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, duke publikuar edhe fotografinë e 53-vjeçarit.

“Duke i falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm, në veçanti për këtë rast, po ju përcjellim fotografinë e personit të dyshuar dhe kërkojmë nga të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e personit të kërkuar ta njoftojnë policinë në numrin 192”, thuhet në apelin e policisë./Gazeta Sinjali/