image Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar këtë person

Kosovë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar këtë person

news image

Policia Rajonale e Pejës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e një personi të kërkuar për veprat penale “ arratisje e personit të privuar nga liria”. I kërkuari është Fatmir (Ramë) Basha, 40 vjeç nga Peja, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e Gjykatës për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar, me qëllim arrestimin e tij

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë./ Gazeta Sinjali/