image Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një vajze e cila raportohet se është zhdukur

Siguri

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një vajze e cila raportohet se është zhdukur

news image

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një vajze të re nga Prizreni, Dorentina Gashi –  Spahiut.

Familjarët e saj e kanë raportuar në stacion policor në Prizren më datë 14 nëntor në mesditë, derisa ajo është larguar nga shtëpia e saj më datë 9 nëntor në orën dy të mëngjesit pa asnjë paralajmërim.

Njoftimi i plotë:

Kërkohet personi i zhdukur

Prizren, 25  Nëntor 2022

Me datë 14 Nëntor  2022  rreth orës 12:00  ne Stacionin Policor Prizren – Veri . nga familjaret e saje është raportuar për “ Person i Zhdukur”.

Personi i raportuar i zhdukur  Dorentina  ( Vllaznim ) Gashi –  Spahiu ,dtl.08.04.1997, me date 09.11.2022 02:00 është larguar pa asnjë paralajmërim nga  shtëpia e saje e banimit ne Lagjen Arbane  dhe deri ne këto momente nuk ka asnjë informate lidhur me fatin dhe vendndodhjen e saje .

Që nga momenti I raportimit të rastit , nga ana e policisë janë ndërmarrë veprime te duhura ne  funksion te gjetjes se saje .

Me qëllimin qe vendndodhja e viktimës se rastit te zbulohet sa me pare  ,nga ana e Prokurori i Shtetit lëshohet  Autorizim për publikimin e fotografisë  se  viktimës se rastit Dorentina Gashi 

Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse e shohin personin e njëjtë  apo  din diçka për vendndodhjen e saj  të raportojnë Policinë  Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

/GazetaSinjali/