image Policia kërkon ndihmë për ta gjetur vajzën e zhdukur dhe personin që dyshohet se është me të

Siguri

Policia kërkon ndihmë për ta gjetur vajzën e zhdukur dhe personin që dyshohet se është me të

news image

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, po kërkon ndihmë për gjetjen e një vajze të zhdukur dhe kapjen e personit që dyshohet se është me të, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, viktima është Egzona (Halil) Fetaj (01.06.2008) nga fshati Janosh i Gjakovës, kurse personi i dyshuar është Egzon Krasniqi i lindur me 29.11.1989 i identifikuar me numër personal 1175439044 me banim ne Fshatin Treboviq të Pejës.

“Me datën 23.09.2021 në orën 21:00 në stacionin policor në Gjakovë viktima me të dhëna si më lart është raportuar nga familjarët se ishte larguar nga shtëpia. Policia në Gjakovë është duke zhvilluar hetime intensive për identifikimin e lokacionit dhe gjetjen e personave në fjalë, por në lidhje më këtë kërkon ndihmën e qytetareve për informata shtesë.

Me datë 24.09.2021 për shkak të peshës së veprës dhe ndjeshmërisë së rastit ky rast është transferuar për hetim në Sektorin Rajonal për Hetime. Gjithashtu edhe hetuesit nga ky sektor kanë ndërmarr shumë veprime operativo hetimore në koordinim me prokurorin e çështjes, janë intervistuar disa persona, janë kontrolluar disa lokacione të dyshuara por deri më tani edhe përkundër përpjekjeve maksimale nuk është gjetur viktima e as personi i dyshuar Egzon Krasniqi i cili dyshohet se është në shoqërimin e viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar dhe të viktimës të paraqitur në fotografitë e bashkangjitura, të lajmërojnë Policinë e Kosovës Gjakovë apo stacionin më të afërt policor.

/GazetaSinjali/