image Policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit që sulmoi me sëpatë 72-vjeçarin në Gjakovë

Siguri

Policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit që sulmoi me sëpatë 72-vjeçarin në Gjakovë

news image

Më 27 qershor, Gazeta Sinjali ka publikuar lajmin ekskluziv i cili tregonte identitetin e të dyshuarit për tentim vrasje, ngase i njëjti ka sulmuar me sëpatë një 72-vjeçar në Bardhaniq të Gjakovës.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, shkruan Gazeta Sinjali.

Personi i dyshuar është: Debatik (Nak) Delijaj i lindur me 27.10.1987, banues në fshatin Bardhaniq-Gjakovë.

Lidhur me rastin ”Vrasje në Tentativë” pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë, janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur i cili me veprimet e kundërligjshme ka kryer veprën penale “Vrasje në Tentativë” dhe me pas është larguar në drejtim të panjohur.

Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë, përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacioni më të afërt policor.

I dyshuari në fjalë i cili është në kërkim nga ana e Policisë se Kosovës:

May be an image of 1 person and text

/GazetaSinjali/