Policia e Kosovës në Pejë është në kërkim të një personi të kërkuar nga Gjykata Themelore në Pëjë i cili është dyshuar për kryerjen e veprave penale: Vrasje në tentativë, Grabitje, Vjedhje Grabitqare dhe Armëmbajtje pa leje.
- Personi i dyshuar është BESNIK (AZEM) KURBOGAJ i lindur me 06.03.1984, në Pejë
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
- E-mail adresa: [email protected]
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte publikon nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë. /Gazeta Sinjali/