Policia e Kosovës po kërkon ndihmë për arrestimin e 31-vjeçarit, Naser Demiri, i cili dyshohet për veprën “Aksident trafiku me fatalitet”.
Përmes kësaj kërkese për bashkëpunim, Policia kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 (pa pagesë) – 038-5080-7095 Drejtoria Rajonale Gjilan.