Sot dy zyrtarë të Policisë së Kosovës i kanë keqtrajtuar dy vajza në Vushtrri, të cilat dyshohet se janë të mitura, raporton Gazeta Sinjali.
Në videon e siguruar nga Gazeta Sinjali, shihet një police e Kosovës duke e goditur një vajzë dhe duke e ngrehur flokëve.
Sipas asaj që dëgjohet në video, vajza është nën moshën 18 vjeçare.
Gjithashtu në video shihet se njëra nga to arrin të ikë, mirëpo tjetra ngrehet me forcë nga policia.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me këtë rast.