Në vazhdën e aksionit në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku Policia kapi 11 kilogramë drogë, sot janë kontrolluar edhe disa lokacione ku u sekuestruan disa bimë të dyshuara të kanabisit.
Kështu kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë dhe kanë njoftuar se kontrolli i sotëm lidhet me aksionin e javës së kaluar, ku të dyshuarit S.T, i cili tashmë gjendet në paraburgim, iu gjetën 11 kg marihuanë dhe tri armë.
S.T dyshohet se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Kujtojmë se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, në natën e 3 tetorit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar:
- Dy (2) pushke gjuetie dhe pesëmbëdhjetë (15 ) fishekë
- Një (1) pistoletë, me karikatorë të zbrazët
- Një (1) thes i bardhë dhe një (1) thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshe totale 2200 gramë.
- Një (1) thes i zi me gjethe të bimës cannabis sativa me peshë totale 2100 gramë
- Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (me trup të bimës ) me peshë 1000 gramë
- Një (1) thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshë 1900 gramë
- Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 900 gramë
- Bimë e dyshuar cannabis sativa me peshë totale 3000 gramë
- Dymbëdhjetë (12) bime të cannabis sativa-së të mbjella në zonën e quajtur “LAKE “ afër fshatit Tupec afër lumit Drini i Bardhë.
- Një (1) veturë ‘ËV pasat’ me targa vendore
- Një (1) telefon mobil ‘samsung’
- Një (1) telefon mobil ‘ONXA’
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.