Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen, kërkoi falje sot pasi që së bashku me bashkëshorten e tij Doris Schmidauer, është gjetur nga policia në një restorant në qendër të Vjenës pas mesnatës, anipse kafenetë dhe restorantet lejohen të punojnë deri në ora 23.00, për shkak të pandemisë me koronavirus.
Van der Bellen konfirmoi incidentin për ‘Kronen Zeitung’ dhe kërkoi falje, duke thënë se ai ishte duke biseduar dhe kishte harruar për kohën.
Policët mbërritën në pikën e kontrollit kur gjetën presidentin dhe zonjën e parë austriake që po pinin në tarracë pas mesnatës.
Në Austri, për shkak të epidemisë, kafenetë dhe restorantet lejohen të punojnë deri në orën 23:00. Përndryshe, pronarët mund të gjobiten deri në 30,000 euro.
Restoranti u mbyll zyrtarisht kur hyri policia.
“Me të vërtetë më vjen keq. Ky ishte një gabim,” tha Van der Bellen./ Gazeta Sinjali/