image Policia kap në flagrancë një diller dhe një përdorues të drogës në Prizren, arrestohen

Siguri

Policia kap në flagrancë një diller dhe një përdorues të drogës në Prizren, arrestohen

news image

Shitblerja dhe konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet e Kosovës dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre. Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në rrugën ’28 Nëntori’ në Fushë Kosovë, ku dy të rinj janë kapur në flagrancë, njëri duke shitur e tjetri duke blerë drogë, raporton Gazeta Sinjali.

Njësitë policore kanë kapur dy të dyshuarit duke shkëmbyer substanca narkotike të llojit marihuanë dhe si rrjedhoje të dy kanë përfunduar në pranga.

Sinjali mëson se të dilleri 24-vjeçar i cili dyshohet se ka shitur marihuanën te bashkëmoshatari i tij, janë gjetur dhe konfiskuar katër paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë të cilat ishin gati për shitje.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që dillerit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Po ashtu ndaj të dyshuarit i cili bleu marihuanën për konsum personal, është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

/GazetaSinjali/