image Policia kap mbi 46 kg drogë në Obiliq

Siguri

Policia kap mbi 46 kg drogë në Obiliq

news image

Për shkak të dyshimit se në një parking të një pike të derivateve në fshatin Milloshevë të Obiliqit gjenden substanca narkotike, Gjykata Themelore e Prishtinës në konsultim me Prokurorinë e Shtetit ka dhënë urdhër verbal që të kryhet bastisje.

Aksioni i Policisë së Kosovës i realizuar dje rreth orës 13:30 në këtë lokacion nuk shkoi huq.

Gazeta Sinjali mëson se aty policia gjeti dhe sekuestroi 46 paketime të madhësive të ndryshme me peshë 46.531 kg substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Gjatë këtij aksioni, policia ka sekuestruar edhe veturën në të cilën është gjetur substanca e dyshuar narkotike.

Sinjali mëson se prokuroria është duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast./Gazeta Sinjali/