Z.Q. 41 vjeçar, është arrestuar dje nën dyshimin për veprat penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armëve’.
Policia ka siguruar informata se personi i dyshuar në vazhdimësi bënte presion dhe dhunë psiqike ndaj familjarëve të tij, duke gjuajtur me armë, me ç’rast ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm ndaj qytetarëve.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit Z. Q. i lindur me 1978 m/k/sh, është gjetur një armë e kalibrit të rëndë (zollë krahu), me ç’rast është thirrur njësitit i deminimit, të cilët kanë bërë kontrollimin dhe pastrimin e zonës për eksploziv të rrezikshëm.
Përpos këtij mjeti të rrezikshëm tek i dyshuari janë gjetur dhe janë sekuestruar:
- Dy armë automatike AK-47 të kalibrit 7.62mm
- Dy pistoleta (kalibër 9x19mm dhe 6.65mm)
- Një armë e rëndë (zoll krahu- antitank)
- Trembëdhjetë (13) karikator për AK-47
- Treqind e pesëdhjetë (350) fishekë të kalibrit 7.62 mm
- Dy karikatorë për pistoletë dhe 28 fishekë të kalibrit 9x19mm
- Nëntë (9) fishekë të kalibrit 6.65 mm
- Tri (3) maska të zeza
- Tri (3) palë targa të targa dhe mjete tjera si prova materiale”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Gazeta Sinjali.
Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë fiksuar gjurmët dhe provat e të shtënave me armë brenda shtëpisë siç është siguruar informacioni.
Personi i dyshuar pas arrestimit është intervistuar edhe për katër (4) raste tjera të paraqitura në zonën e Deçanit.
I njëjti me urdhër të prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.