Polica ka arrestuar dje dy persona në Gjakovë, pasi janë kapur duke vjedhur kabllo të rrymës.
Policia njofton se dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari t tretë gjendet në arrati.
Po ashtu një tjetër person gjendet në arrati.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke vjedhur kabllo të rrymës. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari t tretë gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”.