image Policia ka angazhuar policë për t'u kujdesur që të mos ketë incidente në karantinën e Qendrës së Studentëve

Kosovë

Siguri/ Policia ka angazhuar policë për t’u kujdesur që të mos ketë incidente në karantinën e Qendrës së Studentëve

news image

Në Qendrën e Studentëve në Prishtinë që është shndërruar në karantinë, tashmë janë duke qëndruar një numër i qytetarëve për t’ju përmbajtur rregullave për parandalimin e koronavirusit.

Nga monotonia e të qëndruarit brenda në një ambient tjetër, ekziston mundësia që të ketë incidente dhe revoltime, siç ishte ajo e ekipit të boksietëve kosovarë sot. Për raste si këto, Policia e Kosovës është angazhuar që të mbajë njësi policore atje, duke u kujdesur për sigurinë dhe për ruajtjen e rendit.

Kështua ka deklaruar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës në Qendrën Studentore e cila është duke u shfrytëzuar si karantinë, ka të angazhuar zyrtarë policorë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Varësisht nga vlerësimet dhe zhvillimet në Qendrën Studentore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë, PK-ja angzhon personel/njesi policore”, ka thënë Kelani.

Sot në mesditë, ekipi i boksierëve të Kosovës që po qëndronin aty janë revoltuar duke provuar të dalin jashtë, gjë që ka bërë që aty të shkonin forca të shumta të Policisë.

Ekipi kosovar i boksit po mbahej në karantinën në Qendrën e Studentëve pasi ishin kthyer nga një turne jashtë vendit.

Policët që ndërhynë ishin të mobilizuar e të pajisur me pajisje për aksion, pasi kishte frikë se mund të revoltoheshin edhe banorët tjerë të izoluar. /Gazeta Sinjali/