Miliarderia më e re në moshë Kylie Jenner, është frikësuar pasi një person, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik, ka tentuar të futet në shtëpinë e saj.
Sipas “TMZ”, në dokumentet e publikuara nga avokati i 22-vjeçares, personi në fjalë ka tentuar të futet me dhunë në banesën e saj, transmeton Gazeta Sinjali.
Roja ka treguar se ai ishte nervoz dhe agresiv, teksa përpiqej të hapte me dhunë derën e jashme pavarësisht masave të sigurisë.
Kylie ka thënë se ndjehet në rrezik për jetën e saj dhe të vajzës së saj Stormi. Për këtë arsye, policia ka dhënë një urdhër mbrojtje për biznesmenen, poashtu ka urdhëruar që personi të qëndrojë 100 metra larg shtëpisë dhe makinës së Kylie-t./Gazeta Sinjali/