image Policia jep detaje të reja për grabitjen në Pejë, ku hajnat lidhën pronarin e shtëpisë dhe gruan e tij

Siguri

Policia jep detaje të reja për grabitjen në Pejë, ku hajnat lidhën pronarin e shtëpisë dhe gruan e tij

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një grabitje në një shtëpi në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku disa persona të armatosur dyshohet se e kanë lidhur pronarin e shtëpisë dhe gruan e tij dhe më pas i kanë grabitur.

Ashtu siç raportoi Sinjali, hajnat dyshohet se grabitën stoli ari, para të gatshme. Policia njofton se katër të dyshuarit grabitën edhe dy telefona, si dhe demoluan shtëpinë.

Fsh. Pejë, 14.10.2021 – 20:20. Raportohet se katër (4) të dyshuar deri më tani të pa njohur,  të maskuar kanë hyr në oborrin e viktimës mashkull kosovar, ku  brenda në shtëpi kanë mbajtur të mbyllur dy viktimat mashkull dhe femër kosovarë. Më pas të dyshuarit kanë kontrolluar e demoluar shtëpinë ku kanë gjetur dhe marrë të holla të gatshme, stoli ari  si dhe dy telefona. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante“, njofton Policia e Kosovës.

/GazetaSinjali/