image 4 persona të armatosur lidhën pronarin e shtëpisë dhe gruan e tij - Zbulohen detaje për grabitjen në Pejë

Siguri

4 persona të armatosur lidhën pronarin e shtëpisë dhe gruan e tij – Zbulohen detaje për grabitjen në Pejë

news image

Gazeta Sinjali sonte raportoi për një grabitje në një shtëpi në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku disa persona dyshohet se i kanë lidhur anëtarët e një familje dhe më pas i kanë grabitur. Sinjali ka mësuar detaje të reja se si ndodhi e gjithë ngjarja.

Burimet e Sinjalit njoftuan se katër persona të armatosur dyshohet se grabitën shtëpinë e familjes Podrimçaku, sonte rreth orës 20:30.

Të dyshuarit që shkuan deri te kjo shtëpi me një veturë të tipit “pick-up”, arritën ta kapin pronarin, ta fusin në shtëpinë e tij dhe ta lidhin atë dhe gruan e tij.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktimat kanë deklaruar në Polici se të dyshuarit kanë vjedhur stoli ari dhe po ashtu një shumë të madhe të parave të gatshme.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se të dyshuarit janë larguar në një drejtim të panjohur.

/GazetaSinjali/