image Policia jep detaje për zjarrin në Vragoli të Fushë Kosovës

Kosovë

Siguri/ Policia jep detaje për zjarrin në Vragoli të Fushë Kosovës

news image

Një zjarr ka përfshirë pishat në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Mund t’ua konfirmoj se zjarrfikësit janë në Vragoli të Fushë Kosovës”, tha Hoxha.

Ndërsa, nga zjarrfikësit thanë se ekipet janë në vendngjarje duke tentuar të shuajnë zjarrin, dhe se për t’u arritur sa më shpejtë fikja e tij është nisur edhe kontigjenti i dytë me ujë.

Ende nuk dihet shkaktari i këtij zjarri dhe as nëse ka persona të lënduar./Gazeta Sinjali/