image Policia jep detaje për vrasjen e 15-vjeçarit kosovar në Britani

Kosovë

Krim/ Policia jep detaje për vrasjen e 15-vjeçarit kosovar në Britani

news image

Oficeri i policisë së qytetit Slough në Britani të Madhe, Thames Valley ka dhënë detaje rreth vrasjes së Elton Gashajt, 15-vjeçarit kosovar.

Valley ka thënë se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, një 15-vjeçar dhe një 17-vjeçar.

“E.G u godit me thikë pasi një përleshje mes djemve të njohur për njëri-tjetrin. Ai u gjend i vdekur në vendin e ngjarjes pak kohë më vonë. Ai kishte pasur vetëm një plagë. Dy djem të moshës 15 vjeç dhe një adoleshent i moshës 17 vjeç janë arrestuar nën dyshimin e vrasjes dhe janë në paraburgim”, ka treguar Thames Valley.

Banorët kanë treguar se parku ku është vrarë E.G ka një reputacion të keq dhe nuk është i sigurt derisa njihet si një vend ku e frekuentojnë përdoruesit e drogës.

Ndërsa kryeinspektori, Andy Shearwood ka bërë apel tek njerëzit që kanë qenë prezentë të paraqiten në polici dhe të tregojnë rreth ngjarjes.

“Unë besoj se një numër i njerëzve të tjerë ishin në parkun e patinazhin në kohën kur ka ndodhur rasti, kështu që unë do të doja të apeloja tek kushdo që e pa këtë incident të dalë përpara, nëse ata nuk e kanë bërë tashmë këtë”, ka thënë Shearwood.

Tutje oficeri Sherawood, ka shtuar se “Ky është një hetim i shpejtë. Oficerët tanë janë duke punuar për të siguruar që të identifikojmë të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë vepër”.

Salt Hill Park njihet për një numër të madh krimesh të dhunshme duke përfshirë edhe një rast tjetër të vrasjes me thikë të një 24-vjeçari në vitin 2017. /Gazeta Sinjali/