image Policia jep detaje për vdekjen e të riut në Pejë

Siguri

Policia jep detaje për vdekjen e të riut në Pejë

news image

Policia Rajonale e Pejës ka dhënë detaje për vdekjen e Sh.Sh 32 vjeçar. Dyshohet se vdekja e tij erdhi si pasojë e kontaktit me rrymën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Raushiq të Pejës, ndërsa viktima është i komunës së Deçanit.

“Policia e Kosovës është informuar se në fshatin Raushiq -Pejë, një person kishte pësuar lëndime trupore, i njejti është dërguar nga qytetarët në Spitalin Rajonal të Pejës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës Sh.Sh i lindur në vitin 1987”, tha policia përmes një komunikatë dërguar mediave, transmeton Sinjali

“Në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, përfundon njoftimi../Sinjali/