Dje në fshatin Terstenik të Drenasit një mërgimtar nga Sllovenia është goditur për vdekje nga një veturë. Policia thotë se ai ishte në cilësinë e këmbësorit, raporton Sinjali.
Shoferi i veturës është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Policia thotë së këmbësori është goditur për vdekje nga pakujdesia e shoferit të veturës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në ‘IML’ për obduksion. /Sinjali/