image Policia jep detaje për vdekjen e dy fëmijëve në Milloshevë, kishin shkuar për t’u larë në liqen

Siguri

Policia jep detaje për vdekjen e dy fëmijëve në Milloshevë, kishin shkuar për t’u larë në liqen

news image

Sot në fshatin Milloshevë të Obiliqit kanë humbur jetën dy fëmijë, njëri 9 vjeç dhe tjetri 11-të.

Policia njofton se në momentin kritik bashkë me viktimat ishte edhe një tjetër bashkëmoshatar i tyre, sipas dyshimeve të para ata ishin nisur për t’u larë në liqenin artificial të fshatit. Pasi ishin futur aty, dy nga fëmijët nuk kanë arritur të dilnin nga uji.

“Fëmija i tretë, me vrap ka shkuar dhe kërkuar ndihmë nga qytetarët më të afërt. Po ashtu policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes së bashku më ekipin mjekësor. Një qytetar ka arrit ta nxjerr nga uji njërin fëmijë. Qytetari dhe ekipi mjekësor i kanë ofruar ndihmën e parë fëmijës, por bazuar në  konstatimet e mjekëve trupi ishte pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Në vendngjarje janë ftuar edhe ekipi i kërkim-shpëtimit i FSK-së. Ata, pas një kërkimi, kanë arritur që rreth orës 17:10 ta gjejnë edhe trupin tjetër, i cili po ashtu bazuar në konstatimet e ekipeve mjekësore që ishin në vend-ngjarje ishte pa shenja jete.

“Njësitet relevante policore, përfshirë hetues policorë dhe krim-teknika, kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Bazuar në vendimin e prokurorit, dy trupat e pa jetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti iniciohet si ‘hetim mbi vdekjen’. Rasti do të kompletohet nga hetuesit policorë me deklarata, dëshmi relevante dhe raportin nga IML-ja”, përfundon policia.

Në vend të ngjarjes ka dal prokurori dhe kryetari i Komunës së Obiliqit. /Gazeta Sinjali/