Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Turqisë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, në Pejë, dje rreth orës 14:50.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor, që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Kjo vdekje është vlerësuar si e dyshimtë nga prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduskion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rasti po vazhdon të hetohet./Gazeta Sinjali/