Sot është gjetur trupi i pajetë i Musli Krasniqit nga fshati Begaj i Vushtrrisë, i cili ishte shpallur i humbur që nga 28 tetori.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka thënë se viktima është gjetur pa shenja jete në një bunar.
“Po është gjetë pa shenja jete viktima M.K. 40 vjeçar, i cili ishte raportuar para 6 dite s i zhdukur, viktima është gjetë pa shenja jete në një bunar”, ka thënë Zahiti.
Rasti është inicuar ” vdekje e dyshimtë, trupi i pa jetë është dërguar për ekspertizë mjekonligjore./Gazeta Sinjali/