Trupi i pajetë që është gjetur në orët e mbrëmjes së sotme në fshatin Gadime e Ulët në Lipjan, dyshohet se është i Shqipdon Aliut, djalit të zhdukur që nga 12 tetori, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Më datën 21.10.2019 rreth orës 21:30, në fshatin Gadime e Ultët e Lipjanit, saktësisht në një grop (te gurëthyesi i vjetër), është gjetur një trup i pajetë. Ekipet e nevojshme policore janë në vendngjarje. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin e raportuar të zhdukur më datën 14 tetor”, tha Ahmeti.
“Kanë qenë informacionet e qytetarëve ato që kanë ndihmuar policine të gjejnë vendodhjen e personit, për çka i falenderojmë dhe vleresojmë bashkëpunimin e tyre me Policinë e Kosovës” përfundoi ajo.
Shqipdon Aliu është zhdukur që nga 12 tetori ndërsa rasti në polici ishte raportuar më 14 tetor. /Gazeta Sinjali/