image Policia jep detaje për therjen e një personi me thikë në qendër të Prishtinës

Kosovë

Siguri/ Policia jep detaje për therjen e një personi me thikë në qendër të Prishtinës

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me therjen e mbrëmshme që ka ndodhur në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ndërsa një person ka mbetur i lënduar, raporton Gazeta Sinjali.

Bajram Krasniqi nga zyra për informim e Policisë së Kosovës, i ka thënë Gazetës Sinjali se një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.

Rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si vrasje në tentativë dhe lëndim i rëndë trupor.

Më tutje Krasniqi ka bërë të ditur se dy prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje dhe ndaj personit të tretë kishte pasur urdhëresë aktive, e cila është zbatuar.

“Më 20.12.2019, në ora 22:55, në polici është raportuar për një rast në rrugën ‘Eqrem Çabej” në Prishtinë. Njësitet policore i janë përgjigjur thirrjes, kanë arrestuar tre të dyshuar, një tjetër vazhdon të kurohet në spital. Bëhet fjalë për rast ‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘Lëndim i rëndë trupor’. Me aktvendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje për 48 orë, i treti kishte urdhëresë aktive ndaj të cilit do të zbatohet urdhëresa”, ka deklaruar Krasniqi./Gazeta Sinjali/