Policia ka konfirmuar se rrahja ka ndodhur dhe se zëvendësministri Sveçla ka ndërhyrë për t’i ndarë ku më pas kanë dalur edhe policia në vendin e ngjarjës.
Gazeta Sinjali ka mësuar se fëmija është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq i dyshuari është hasur në vendin e ngjarjes.
“Raportohet se viktima është larguar nga vendi i ngjarjes dhe Policia është në proces te mbledhjes se të gjitha informacioneve relevante lidhur me kete rast”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.
Policia e Kosovës njofton se ende janë në mbledhje të informacioneve për rastin në fjalë.
I dyshuari i cili ka sulmuar një person të mitur është i moshës së re, i lindur në vitin 2000./ Gazeta Sinjali/