image Policia jep detaje për mjetet e pashpërthyera në Mitrovicë

Siguri

Policia jep detaje për mjetet e pashpërthyera në Mitrovicë

news image

Gazeta Sinjali më herët ka raportuar gjatë punimeve të ujësjellësit te Ura e Gjakut në Mitrovicë, janë hasur 3 mjete të pashpërthyera. Ndërkaq Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast.

Policia ka njoftuar se ata kanë tërhequr një mjet të pashpërthyer në afërsi të urës së Gjakut në Mitrovicë, transmeton Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se në fillim ishin thirrur për tre mjete të pashpërthyera, mirëpo më pas është rezultuar se dy nga mjetet e tjera të gjetura në vendngjarje nuk kanë qenë mjete të pashpërthyera.

Tutje, thuhet se në vend të ngjarjes kanë dal njësit kompetente dhe Njësia e deminimit të Policisë se Kosovës.

“Kompania e Ujësjellësit Rajonal gjatë punimeve  në magjistralen e Ulqinit-Adriatikut, afër urës së Gjakut ka hasur në tri mjete të dyshuara të pashpërthyera.  Në vend të ngjarjes kanë dal njësit kompetente dhe Njësia e deminimit të Policisë se Kosovës, ku rreth orës 15:09 njësit përkatëse për deminim kane arritur ta tërheqin një mjet të pashpërthyer, kurse dy pjesë tjera që janë gjetur ne vendngjarje,  sipas njësisë se deminimit nuk paraqesin mjete te pashpërthyera”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/Gazeta Sinjali/