image Dy persona përleshen me mjete të forta në Podujevë - arrestohet njëri

Kosovë

Siguri/ Dy persona përleshen me mjete të forta në Podujevë – arrestohet njëri

news image

Një përleshje mes dy personave ka ndodhur sot rreth orës 16 e 15 në rrugën “Zahir Pajaziti”, në qytetin e Podujevës.

Në lidhje me këtë rrahje, Policia e Kosovës ka arrestuar njërin, teksa personi tjetër është dërguar për tretman mjekësor për shkak të lëndimeve që ka pësuar.

Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Në ora 16:15 kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë, ku kanë qenë të përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar njërin nga personat ndërkohë që personi tjetër i cili ka qenë i përfshirë në rast është dërguar për tretman mjekësor, për shkak të lëndimeve që ka pësuar nga perleshja ku janë përdorur dhe mjete të forta”, ka thënë ajo.

Ahmeti më tutje ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit një person është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/