image Sulm i armatosur në Gjilan, dyshohet se cak ishin truprojat e reperit Fero

Kosovë

Siguri/ Sulm i armatosur në Gjilan, dyshohet se cak ishin truprojat e reperit Fero

news image

Një sulm i armatosur ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Gjilanit.

Rasti ka ndodhur në  lagjen “Dardania” të këtij qyteti ndërsa janë përfshirë disa persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi i cili ka deklaruar se ky sulm ka ndodhur për motive të ulëta dhe banale.

“Policia ka arrestuar gjashtë persona lidhur me këtë rast i cili ka ndodhur për motive të ulëta e banale”, ka thënë Azizi për Gazetën Sinjali.

Raportohet se në këtë sulm kanë qenë të përfshirë truprojat e reperit Fero. Dyshohet se personi i ashtuquajtur Lila ka shtënë në drejtim të  vëllezërve Shqiprim dhe Shpresim Xheladinit, të cilët kujdesen për sigurinë personale të reperit kosovar./Gazeta Sinjali/