Një grua që po dyshohet të ketë probleme mentale ka kërcyer gjatë ditës së sotme nga një objekt me lartësi prej rreth 4 metrash.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Gazetën Sinjali. Komandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Kristë Gjokaj ka thënë se gruaja ka lëndime të rënda, por që është jashtë rrezikut për jetë.
“Një femër dyshohet me të meta mentale se ka kërcyer nga kati i dytë. Ka lëndime të rënda, por është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gjokaj./Gazeta Sinjali/