Dy aktivistë të Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxhës janë arrestuar sot nga Policia dhe janë shoqëruar në stacion policor.
Kjo për shkak të veprës penale pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se pas intervistimit ata janë liruar në procedurë të rregullt.
“Rreth orës 11:30, në stacionin policor Qendra në Prishtinë, janë shoqëruar dy persona për një rast Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. Pas intervistimit të palëve të përfshira në rast, dy personat e dyshuar, janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Ahmeti.