Gazeta Sinjali sot në mesditë ka raportuar se ka ndodhur një aksident në rrugën Prishtinë – Pejë, më saktësisht te Parku i Biznesit.
Rastin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha i cili thotë se afër Parkut të Biznesit në Korreticë të Lartë, ka ndodhur një vetaksident, ku dyshohet se vetura e tipit Reno Clio, me targa vendore, për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë, ka goditur pjesën anësore dhe është rrokullisur.
“Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona. Në vendin e ngjarjes kanë dal dy autoambulanca dhe kanë marr personat e lënduar“, ka thënë Hoxha për Sinjalin.
Njësia patrolluese policore, përfshirë hetuesin kompetent nga Njësia per kontroll të autostrades janë marrur me rastin.