image Policia jep detaje për aksidentin në Vushtrri, ku u godit një këmbësore

Siguri

Policia jep detaje për aksidentin në Vushtrri, ku u godit një këmbësore

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar sot për një aksident në Vushtrri, ku janë përfshirë një veturë dhe një grua.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti i tha Sinjalit se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 18:50, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugorë në Vushtrri, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Zahiti.

/GazetaSinjali/