Gazeta Sinjali pak më parë ka raportuar për një aksident në Veternik të Prishtinës, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj (Veternik), ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.