image Katër persona të lënduar nga aksidenti në Shkabaj, policia jep detaje

Kosovë

Siguri/ Katër persona të lënduar nga aksidenti në Shkabaj, policia jep detaje

news image

Katët persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti në fshatin Shkabaj, rruga Mitrovicë-Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim.

“Më 07.03.2020 rreth orës 09:20 në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, në fshatin Shkabaj, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë lënduar 4 persona. Në aksident janë të përfshira tri automjete. Të lënduarit janë dërguar në QKUK. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë e trafikut dhe të SP Obiliq”, ka thënë Krasniqi./Gazeta Sinjali/