image Policia jep detaje për aksidentin në Kodrën e Trimave në Prishtinë

Siguri

Policia jep detaje për aksidentin në Kodrën e Trimave në Prishtinë

news image

Gazeta Sinjali më herët publikoi pamjet e një aksidenti trafiku që ka ndodhur  mbrëmë në lagjen ‘ Kodra e Trimave’ në Prishtinë, ku ka mbetur i lënduar një person.

Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe një këmbësori.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar një person i cili më pas është dërguar në QKUK.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbrëmë rreth orës 23:30, në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori.  Si pasojë e aksidentit këmbësori (mashkull),  ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal“, ka thënë Ahmeti./Gazeta Sinjali/