image “Rruga e vdekjes”/ Aksidentohet i riu në Kodrën e Trimave, qytetari i mllefosur publikon pamjet

Siguri

“Rruga e vdekjes”/ Aksidentohet i riu në Kodrën e Trimave, qytetari i mllefosur publikon pamjet

news image

Gazeta Sinjali ka mësuar se një person është aksidentuar dje në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë.

Gazeta Sinjali ka siguruar videon e aksidentit ku shihet se personi është aksidentuar në zebra.

Ndërkaq qytetarët që jetojnë në këtë lagje i kanë bërë apel kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të vendosen shenja sinjalizuese në këtë pjesë të qytetit.

Ata njëkohësisht e kanë pyetur Ahmetin se deri kur duhet të quhet ‘rruga e vdekjes’  kjo pjesë e qytetit.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe do të ju mbaj të informuar për rastin. /Gazeta Sinjali/