Gazeta Sinjali më herët publikoi pamjet e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmë në lagjen ‘ Kodra e Trimave’ në Prishtinë, ku ka mbetur i lënduar një person.
Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe një këmbësori.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar një person i cili më pas është dërguar në QKUK.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Mbrëmë rreth orës 23:30, në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori (mashkull), ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal“, ka thënë Ahmeti./Gazeta Sinjali/