image Policia jep detaje për aksidentin në Ferizaj

Siguri

Policia jep detaje për aksidentin në Ferizaj

news image

Pak më parë Gazeta Sinjali raportoi për një aksident në fshatin Nerodime të komunës së Ferizajt, ku një kamion për pak ka rënë nga ura.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Mehmetali Hajdini, ka bërë të ditur për Sinjalin se aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve, ku vetëm dy gomat e para të kamionit kanë rënë në urë, në momentin kur ia ka lëshuar rrugën automjetit tjetër.

Siç bëhet e ditur si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Aksident i lehtë në mes të dy autmojeteve, kamioni e ka lëshuar rrugën afër urës, rreth 1 metër e gjysmë, vetëm gomat e para kanë rënë. Si pasojë e këtij aksidentit, lëndime të lehta turpore ka pësuar vetëm një person, i cili pasi ka pranuar tretman mjekësor është liruar menjëherë”, ka thënë Hajdini për Sinjalin.

/GazetaSinjali/